Manchester City është gati t’i ofrojë qendërmbrojtësit John Stones një kontratë të re 200,000 euro në javë.
Stones ka shkëlqyer me Anglinë në Kupën e Botës dhe e ka nisur sezonin e ri te City- me të njëjtin mentalitet.
Dhe, sipas The Sun, drejtuesit e City-t duan ta shpërblejnë 24-vjeçarin me një kontratë të re, e cila do ta bënte një nga më të paguarit e klubit.
Kontrata aktuale e Stones është 140,000 euro në javë dhe skadon më 2022.
Gjithsesi, Cit shpreson ta blindojë Stones për shumë vite të tjera dhe është gati të paguajë mirë për shërbimet e tij pasi klubi ka besim se ai do të bëhet një nga mbrojtësit më të mirë në botë.